Milot Rashica shkatërron skuadrën nga Spanja

Futboll

Milot Rashica shkatërron skuadrën nga Spanja

Nga: K.G. Më: 22 janar 2025 Në ora: 18:19
Milot Rashica

Besiktas ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Athletic Bilbaos, në kuadër të ndeshjes së shtatë të Europa League në futboll.

Milot Rashica si në ditët më të mira.

I pandalshëm nga mbrojtja e skuadrës së Athletic Bilbaos.

Rashica ka shënuar në minutën e 17-të dhe të 60-tën, dy herë falë asistimeve të futbollistit Rafa Silva.

Loja e Rashicës brilante ka mahnitur trajnerin e ri të të Besiktasit, Solskjaer.

Rafa Silva shënoi golin e tretë (77') e Joao Mario (90+2 nga penalltia) për Besiktasin dhe për udhëtuesit ka realizuar Gomez (45').

Milot Rashica dhe Ernest Muçi u paraqitën nga minuta e parë.

Rashica u zëvendësua në minutën e 79-të dhe Muçi në atë të 87-tën.

Bilbao është në vend të dytë me 16 pikë e Beiktas në të 18-tin me 9 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat