Siç duket, Napoli ende nuk ka arritur një marrëveshje me Manchester United për një transferim të Alejandro Garnacho, dhe për këtë arsye,
Partenopeasit janë rikthyer te Dortmundi për të rifilluar kontaktet me Karim Adeyemi, sipas raportimeve të së mërkurës.
Napoli është në kërkim të një sulmuesi të ri gjatë merkatos së janarit për të zëvendësuar Khvicha Kvaratskhelia, i cili u bashkua me Paris Saint-Germain në një marrëveshje prej 70 milionë eurosh gjatë fundjavës.
Ndërsa Garnacho ka qenë zgjedhja kryesore, Napoli ende nuk ka bindur Manchester United pas takimit të fundit mes dy klubeve të martën. Oferta e Napolit lëviz në kufijtë e 50-55 milionë eurove, ndërsa United kërkon një shumë prej 65 milionë eurosh plus bonuse.
Përfaqësuesit e Manchester United janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pas bisedimeve me Giovanni Manna dhe ekipin e tij të martën, duke bërë që Napoli të eksplorojë opsione të tjera në merkato.
Raportet e mëparshme gjatë kësaj merkatoje kanë treguar se Borussia Dortmund vlerëson Adeyemin rreth 40 milionë euro, gjë që mund ta bëjë më të lehtë realizimin e marrëveshjes, të paktën nga ana financiare.
Ndërkohë, Sky Sport Italia raporton se Manna ka qenë në kontakt me babain e Adeyemit për të diskutuar një transferim të mundshëm te Stadio Maradona, por mund të ketë komplikime, duke marrë parasysh shkarkimin e trajnerit Nuri Sahin të mërkurën në mëngjes.