Mbrëmje e madhe për futbollistin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Dy golat e tij janë edhe faktori i fitores të thellë të Besiktas-it, me rezultat 4:1 ndaj Athletic Bilbaos, në takimin e xhiros së nëntë të Europa League.
Rashica i pakapshëm, shënoi në minutën e 17-të dhe të 60-tën.
Rashica është lojtar i ndeshjes.
Reprezentusi i Kosovës u vlerësua me notën 8.8 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Shqiptari tjetër, Ernest Muçi me notën 7.1.
Rashica u zëvendësua në minutën e 79-të dhe Muçi në atë të 87-tën.