Skuadra e Tefik Çangës së Tërnit është përforcuar me futbollistin Ardi Arifi.
Skuadra nga Tërni është favorit i madh për të hyrë në Ligën e Parë të Kosovës.
Tefik Çanga është kampion vjeshtor me 39 pikë e ka dy më shumë se Dardana dhe tri se Prizreni.
“Vazhdojmë të sjellim përforcime edhe më tej në skuadrën tonë. Futbollisti i radhës me të cilin kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi është sulmuesi kembëshpejtë Ardi Arifi.
Kontrolla e mirë e topit shpejtësia dhe deportimet e tij janë vetëm disa nga veçorit e këtij lojtari.
Ardi ishte pjesë e disa skuadrave në të kaluarën duke qenë së fundmi te KF Ulpiana”, njofton KF Tefik Çanga.