Krasniqi merr timonin e Lirisë

Futboll

Krasniqi merr timonin e Lirisë

Nga: K.G. Më: 22 janar 2025 Në ora: 19:51
Leotrim Krasniq

Liria e Prizrenit ka gjetur kryetrajnerin e ri për edicionin e pranverës.

Leotrim Krasniqi është emëruar në krye të Lirisë.

“Një epokë e re fillon për FC Liria! 

Me një vizion të qartë dhe një mentalitet fituesi, trajneri ynë i ri është gati ta udhëheqë ekipin drejt sukseseve të mëdha. 

Puna, përkushtimi dhe ambicia do të jenë themeli i këtij rrugëtimi, ku çdo ndeshje do të jetë një betejë dhe çdo fitore një hap më afër objektivave tona!”, - njofton FC Liria.

Skuadra prizrenase renditet në vend të pestë me 23 pikë në Ligën e parë të Kosovës, Grupi A apo ka tetë pikë më pak se lideri Drenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat