Ferizaj ka vazhduar me formë të shkëlqyer në fazën përgatitore, teksa ka marrë fitoren e tretë radhazi.
Të besuarit e trajnerit Arsim Abazi kanë mposhtur me rezultat të thellë skuadrën shqiptare Erzeni 4:0.
Sulmuesi këmbëshpejtë Albion Kurtaj realizoi dy gola në këtë takim.
Ndërkohë një gol e shënoi super mbrojtësi qendror Ardit Topalaj i cili është treguar lider i padiskutueshëm në qendrën e mbrojtjes së Ferizajt.
E golin e katërt për ‘Ujqit’ e realizoi talentin i madh Donart Llabjani.
Ferizaj në dy miqësoret e para i ka mposhtur Lirinë dhe Drenicën.