Fabrice Hawkins i RMC Sport raporton se Paris Saint-Germain po monitoron situatën e Rodrygo te Real Madrid. Me ardhjen e Kylian Mbappe, braziliani ka humbur minutat dhe peshën që kishte në ekip dhe tashmë dyshja kryesore e sulmit të Realit është Mbappe-Vinicius Junior.
Për këtë arsye, PSG po mendon të bëjë një goditje të bujshme në sulm në merkaton e verës dhe Rodrygo duket se është objektivi i tyre kryesor.
Sulmuesi brazilian është në kontratë deri në vitin 2028, por një ofertë e mirë ekonomike mund t’i ndryshojë mendjen Real-it.
Sa i përket vlerës së mundshme të transferimit, PSG është e vetëdijshme që duhet të paguajë rreth 100 milionë euro për Rodrygo-n.
Avantazhi i parisienëve mund të jetë dëshira e vetë lojtarit për t’u larguar nga Madrid dhe për të provuar një aventurë tjetër ku mund të ndihet më i rëndësishëm.
Sipas RMC Sport, është vetë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i cili ka një dëshirë të madhe për të transferuar Rodrygo-n, pasi e sheh brazilianin si përforcimin ideal për ta bërë ekipin konkurrent të fortë ne Europë, se në Francë nuk diskutohet më kjo gjë prej vitesh.