Skuadra nga Ukraina, Shakhtar Donetsk, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Brestit të Francës, në kuadër të xhiros së shtatë të Champions League në futboll.
Shakhtar Donetsk si vendas ka treguar lojë më të mirë duke ndalur pikët e plota.
Ndeshja u luajt në “Veltins Arena” në Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Kevin (18') e Sudakov (37' - nga penalltia) shënuan për fitoren e madhe.
Shakhtar Donetsk renditet në vend të 27-të me 7 pikë e Brest në të 11-tin me 13 sosh.