PSG ka triumfuar me rezultat 4:2 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Champions League në futboll.
Dramë në Paris e me përmbysje të madhe.
Pjesa e parë pa gola mes PSG e Manchester Cityt.
Ndeshjet
Milan - Girona 1:0 (1:0)
Arsenak - Dinamo (ZG) 3:0 (1:0)
Celtic - Young Boys 1:0 (0:0)
Feyennord - Bayerni 3:0 (2:0)
PSG - Manchester City 4:2 (0:0)
Real - Salzburg 5:1 (2:0)
Sparta - Interi 0:1 (0:1)
jesa e dytë për infarkt e me kthesa në rezultat.
City udhëhoqi me 0:2 por vendasit shpejt e barazuan dhe triumfuan me rezultat 4:2.
Për Cityn shënuan Haaland Grealish (50’) e Haaland (53') dhe për PSG Dembele (56’), Barcola (61’), Neves (78’) e Ramos (90+2’).
Me këtë fitore, Paris Saint-Germain ngjitet në vendin e 23-të me 10 pikë.
Në anën tjetër, Manchester City gjendet jashtë top-24shes, saktësisht në vendin e 25-të me tetë pikë ku ka mbetur edhe vetëm një ndeshje për t’u luajtur.
Për shqiptarët e Spartës së Pragës dhe Dinamos së Zagrebit, ishte mbrëmje e keqe.
Interi ngadhënjeu në Pragë me rezultat 1:0 ndaj Spartës.
Lautaro Martinez (12’) shënoi për fitoren e zikaltërve.
Qazim Laçi u paraqit nga minuta e parë për Spartën dhe Kristjan Asllani për Interin.
Asllani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 67-të dhe pas katër minutave është zëvendësuar.
Reprezentuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, u paraqit nga minuta e 79-të për Spartën dhe në fund u ndëshkuar me karton të verdhë.
Real Madridi shpartallon me rezultat 5:1 ekipin nga Austria, Salzburgun.
Rodrygo ka treguar formë të lartë në 45 minutat e parë.
Golat për Realin i realizuan Rodrygo (23’ e 34’), Mbappe (48’), Vinicius Junior (55' e 77’) dhe për udhëtuesit Bidstrup (85’).
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Dinamos së Zagrebit.
Golai realizuan Rice (3’), Havertz (67’) e Odegaard (90+2’).
Shqiptari Arijan Ademi është paraqitur 59 minuta për Dinamon.
Arbër Hoxha është aktivizuar nga minuta e 75-të për Dinamon.