FC Prishtina dhe Yoan Marc Olivier kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Futbollisti anglez, në FC Prishtina ishte transferuar para një viti.
Ndërsa me fanellën bardhekaltër, në stinorin pranveror të edicionit 2023/24 dhe në stinorin vjeshtor të edicionit aktual, ka regjistruar 25 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol të tre pikëve në duel me Llapin (3:2).
FC Prishtina falënderon Olivier-in për shërbimin ndaj ekipit duke i dëshiruar sukses në vazhdim të karrierës.