Borussia Dortmund gjen trajnerin e ri, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Borussia Dortmund gjen trajnerin e ri, mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 22 janar 2025 Në ora: 21:34
Tifozët e Borussia Dortmundit

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar mëngjesin e sotëm shkarkimin e Nuri Sahin, gjë që përflitej prej javësh por humbja e mbrëmshme 2-1 ndaj Bologna-s ka vulosur përfundimisht fatin e trajnerit turk.

“Bild” bën me dije kandidati kryesor për të marrë drejtimin e verdhezinjve është Niko Kovac, ish-trajneri i Monaco, Eintracht Frankfurt, Wolfsburg apo dhe i Bayern Munich.

Zyrtarizimi i kroatit pritet të ndodhë brenda javës. Synimi kryesor i tij do jetë të sigurojë një vend për kupat e Europës për sezonin e ri, pasi aktualisht Dortmund renditet në vendin e dhjetë në Bundesligë.

Ndërkohë, drejtimin e përkohshëm të ekipit e ka marrë përkohshëm Mike Tullberg, trajneri i Dortmund U19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat