Arda Guler pajtohet t’i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Futboll

Arda Guler pajtohet t’i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Më: 22 janar 2025 Në ora: 21:39
Arda Guler

Milani është duke bërë një lëvizje për mesfushorin e Real Madridit, Arda Guler.

Gazetari turk Ekrem Konur raporton se klubi italian është futur në bisedime për 19-vjeçarin.

Gjigantët italianë duan të sigurojnë një huazim me opsion blerjeje të përhershme në verë.

Trajneri i ri i Milanit, Sergio Conceiçao, është i mendimit se Guler do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e tij.

Talenti 19-vjeçar ka një kontratë që zgjat deri në verën e vitit 2029.

Por, Real Madridi nuk dëshiron ta shesë Gulerin, andaj mund të lejojë huazimin e tij deri në fund të këtij sezoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat