Luis Enrique thotë se e kishte të vështirë t’i festonte golat para syve të Pep Guardiolës

Futboll

Luis Enrique thotë se e kishte të vështirë t’i festonte golat para syve të Pep Guardiolës

Më: 23 janar 2025 Në ora: 08:21
Pep Guardiola dhe Luis Enrique

Luis Enrique udhëhoqi PSG- në në një fitore të madhe 4-2 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e tyre në fazën e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Parisienët e panë vetën në disavantazh 0-2, por bënë një rikthim spektakolar për ta fituar ndeshjen dhe për t’i marrë tre pikë të mëdha në luftën për të kaluar tutje në ‘Champions’.

Duke folur pas ndeshjes, Enrique tha se e kishte të vështirë të festonte kundër dikujt që e konsideron mik.

Trajneri i PSG-së është mik i ngushtë me atë të Manchester Cityt, Pep Guardiolan pasi dyshja kanë luajtur së bashku te Barcelona.

“Ishte e vështirë për mua të festoja golat sepse kisha një mik pranë meje”, tha Luis Enrique.

“City i Pep Guardiolas është një ekip i nivelit më të lartë. Ai na ka bërë mirë presion”.

“Lojtarët tanë të rinj kanë bërë mirë. Goli na ka dhënë energji. Rezultati pasqyron atë që kemi bërë në fushë”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat