Pasi kanë siguruar transferimin e parë, Roma po e mbyll marrëveshjen edhe për Raspadorin

Futboll

Pasi kanë siguruar transferimin e parë, Roma po e mbyll marrëveshjen edhe për Raspadorin

Më: 23 janar 2025 Në ora: 08:52
Devyn Rensch

Roma ka mbyllur transferimin e parë i cili është mbrojtësi holandez Devyn Rensch nga Ajaxi.

Mbrojtësi i djathtë ka zbarkuar në kryeqytetin italian ditën e djeshme dhe sot pritet të kompletoj vizitat mjekësore dhe të prezantohet te Roma.

Ndërkohë tani gjiganti italian është hedhur në sulm për ta përforcuar repartin ofensivë, ku objektivi kryesor është Giacomo Raspadori.

Sulmuesi italian pëlqehet edhe nga Juventusi dhe Milani, derisa ka vendosur që të largohet nga Napoli pas dy viteve e gjysmë qëndrim.

Roma dhe Napoli janë në bisedime të avancuara dhe 72 orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për tu finalizuar marrëveshja.

Kryeqytetasit e duan italianin huazim me të drejtë blerje prej 25 milionë eurove, derisa Napoli synon që në marrëveshje blerja të jetë obligative.

Gjithsesi mediat italiane kanë raportuar se marrëveshja duket shumë pranë dhe Raspadori pritet të jetë një lojtar i ri i Romës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat