Luajti titullar ndaj Athletico Bilbaos, lojtari shqiptar ndiqet në stadium nga skautë të gjigandëve anglezë

Futboll

Luajti titullar ndaj Athletico Bilbaos, lojtari shqiptar ndiqet në stadium nga skautë të gjigandëve anglezë

Më: 23 janar 2025 Në ora: 11:36
Ernest Muçi

Ernest Muçi luajti titullar me Besiktas në sfidën ndaj Athletic Bilbao, takim i vlefshëm për raundin e 7-të të Europa League dhe që përfundoi në favorin e trqve 4-1. Një nga lojtarët më protagonist në fushën e lojës ishte sulmuesi shqiptar, i cili bëri një ndeshje pozitive.

Pikërisht ish-futbollisti i Tiranës ka përfunduar në radarin e gjigandëve anglezë.

Sipas mediave në Turqi bëhet me dije se për të ndjekur nga afër Muçin, në shkallët e stadiumit kishte skaut nga skuadra e Chelsea.

“Blutë” e Londrës po ndjekin shqiptarin, i cili siç duket iu ka “rrëmbyer” vëmendjen. Një operacion që pritet të marrë formë në ditët në vazhdim dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e  Muçit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat