Krisjan Asllani është ritur ndjeshëm, teksa pas paraqitjes fantastike që bëri ndaj Empolit në kampionat, shkëlqeu edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Sparta Prague në Champions League. Mesfushori shqiptarë po bën mësë miri detyrat e tij me zikaltërit, ndërsa u përgjigjet edhe kritikëve.
Pas fitores spektakolare që Interi mori ndaj Sparta Pragë, ka folur Simone Inzaghi. Timonieri i Interit ka besim te Asllani, ndërsa nënvizon se është një lojtar me cilësi të larta dhe se kurrë nuk ka dyshuar te aftësitë e tij.
Gjithashtu u shpreh se klubi dhe ai do të mbështeten gjithmonë te Asllani, pasi ka një personalitet shumë të madh dhe se është një lojtar që përpiqet shumë në çdo ndeshje.
“Kristjan Asllani? Asllani po tregon një personalitet të madh. Nuk është e lehtë për askënd të zëvendësojë Calhanoglu, por ai po e bën mirë. Kurrë nuk kam pasur dyshime për të; është një lojtar me cilësi të larta, ka mbështetjen e klubit dhe të gjithë ekipit.
Po bën gjëra të shkëlqyera, klubi ka shumë besim tek ai. Në rol, përpara tij është Calhanoglu, të cilin të gjithë e njohim.
Edhe vetë Calhanoglu ndonjëherë mund të ketë një ndeshje jo të mirë. Ai po tregon një personalitet të madh. Nuk është e lehtë për askënd të zëvendësojë Calhanoglu, por po e bën mirë, me paraqitje të qëndrueshme. Nuk kam pasur asnjë dyshim për të, ka besimin e të gjithëve dhe jemi të lumtur që e kemi.
Shumë kritika ndaj Asllanit? Jam dakord me këtë konstatim, por ai po bën gjëra të mëdha, po punon shumë mirë dhe është gjithmonë gati. Të gjithëve iu ndodh të bëjnë gabime, i ndodh edhe Calhanoglu, por ai po përpiqet shumë.
Luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Empolit dhe sot do ta kisha lënë në fushë pa problem (u zëvendësua në minutën e 71-të), është gjithmonë i qartë në zgjedhjet e tij. Gjithmonë i përqendruar, ka besimin më të madh nga unë dhe klubi, bazohemi shumë tek Asllani”, ka përfunduar timonieri i zikaltërve.