Streller me deklaratë të papritur për Granit Xhakën

Futboll

Streller me deklaratë të papritur për Granit Xhakën

Nga: K.G. Më: 23 janar 2025 Në ora: 13:07
Granit Xhaka

Emri i Granit Xhakës përmendet nga ish futbollisti i mirënjohur i Zvicrës, Marco Streller.

Xhaka është prej futbollistëve më të mirë në petkun e skuadrës së kampionit gjerman, Bayer Leverkusen.

Streller ka dhënë deklaratë që pak kush e ka pritur për Granit Xhakën.

Eksperti i futbollit Marco Streller në "Blue Sport", pra. 37-herë që ka veshur fanellën e Zvicrës, mund të imagjinojë që Granit Xhaka të transferohet te Real Madrid.

A do të luajë së shpejti Xhaka për Real Madridin?

Me shfaqje të tilla, nuk do të ishte befasuese nëse karriera e Xhakës do të vazhdonte në një nivel evropian pas Leverkusenit, beson Streller: “Mund ta imagjinoj mirë se nëse Xabi Alonso shkon te Real Madridi dhe Luka Modriç largohet, mund të ndodhë.

Alonso e di se Xhaka ishte vendimtar në suksesin e Leverkusenit”.

Kjo deklaratë është sa e papritur aq edhe befasuese për shumëkënd.

Gjithçka është  e mundshme që kapiteni i Zvicrës të jetë pjesë e kampionit të Evropës, nëse i referohemi kësaj deklarate bombastike të Strellerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat