Një ngjarje e çuditshme në Torino

Futboll

Një ngjarje e çuditshme në Torino

Më: 23 janar 2025 Në ora: 13:42
Pamje

Ajo që ndodhi të martën në mbrëmje jashtë stadiumit “Allianz” në Torino ishte e pabesueshme, kur një gjerman 35-vjeçar u shfaq në hyrjen 12 duke kërkuar të futej në tribuna.

Për fatin e tij të keq Juventusi luante në transfertë në Belgjikë kundër Club Brugge në Champions League dhe nuk ishte planifikuar asnjë event tjetër në stadium. Punonjësit u përpoqën t'ia shpjegojnë burrit, i cili në një gjendje konfuze të dukshme, nuk donte të dëgjonte arsyen dhe i sulmoi ata.

Kur erdhi patrulla e parë, gjermani sulmoi edhe karabinierët.

Filloi një luftë e furishme, por policët e neutralizuan.

Siç raporton “Corriere di Torino”, policia e ndoqi atë dhe me ndihmën e patrullave të tjera, me mundim arriti ta bllokojë dhe t'i vërë prangat. Edhe ta bindje që të hipte në makinë nuk ishte një detyrë e lehtë.

Në fund ai u dërgua në komisariat dhe u ruajt gjatë gjithë natës, por edhe dy karabinierë përfunduan në spital, duke pësuar lëndime të gjykuara si të shërueshme në 10 dhe 7 ditë. 35-vjeçari, ndoshta nën ndikimin e drogës, u arrestua pasi i bëri rezistencë një zyrtari publik dhe nuk mundi të shpjegonte pse ndodhej në Torino dhe pse donte të hynte në stadiumin Allianz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat