Champions League po i afrohet xhiros së fundit të kësaj faze (grupit).
Të gjitha skuadrat po llogarisin objektivat e tyre: të hyjnë në “top 8”, të luajnë në “play-off”, të përfundojnë sa më lart, që të kenë apriori short më të mirë… Të mërkurën e ardhshme do të luhen 18 ndeshje njëherësh, në një ditë, e cila premton të jetë e çmendur.
Superkompjuteri i Opta-s ka bërë parashikimet e tij për xhiron e fundit dhe ka dhënë përqindjet (parashikimet) përkatëse sipas skuadrave. Sa i përket skuadrave spanjolle, këto janë mundësitë:
Barcelona – Tashmë është kualifikuar matematikisht në “top 8”. Katalanasit kanë 10.9 për qind shanse për të përfunduar të parët e grupit, krahasuar me 89.1 për qind të Liverpool-it. Këto janë dy skuadrat e vetme që e aspirojnë këtë vend. Katalanasit duhet të mposhtin Atalantën dhe Liverpool-i të humbasë në stadiumin e PSV-së, që skuadra e Hansi Flick ta mbyllë në krye të grupit.
Atlético Madridi – Superkompjuteri i Opta-s i jep 81.5% për qinq shanse kualifikimi në “top 8” dhe 18.5% shanse për në “play-off”. Bardhekuqtë do ta përfundojnë këtë fazë në stadiumin e Salzburgut, iu duhet edhe një pikë për t’u renditur në tetëshen e parë.
Real Madridi – Këtë të mërkurë e siguroi matematikisht kualifikimin në “play-off”. Të bardhët do t’i shfrytëzojnë ato pak shanse për t’u renditur mbi 16-shen e dytë. Superkompjuteri i Opta-s i jep Real Madridit vetëm 2.9 për qind shanse për ta përfunduar grupin në tetë më të mirët. Që të ndodhë kjo duhen kominuar një sërë rezultatesh. Si fillim, madrilenët duhet të fitojnë vetë jashtë vendit kundër Brest-it, që gjithashtu ka një shans për të përfunduar në tetëshen e parë.
Girona: – Nuk ka më gjasa matematikisht të kualifikohet. Në ndeshjen e fundit do të presë Arsenalin, i cili aktualisht është i treti në renditje dhe tashmë i kualifikuar në “top 8”.
Përtej skuadrave spanjolle duhet të shikojmë situatën e Manchester City dhe PSG-së, të cilët do të luajnë për kualifikim në “play-off” xhiron e fundit. Nëse do t’i besojmë superkompjuterit të Opta-s, nuk ka shumë lajme të mira për skuadrën e Guardiolës, e cila edhe pse aktualisht është e eliminuar, varet nga vetja për t’u kualifikuar.
Një fitore kundër Club Brugge, që gjithashtu luan për të njëjtin qëllim, do t’i dërgonte “qytetarët” në “play-off”. Opta iu jep atyre 63.8 për qind shanse për t’u kualifikuar. Nga ana tjetër, 36.2 për qind shanse për t’u eliminuar.
Po PSG? Sipas këtij mjeti, ka 86 për qind shanse për të luajtur në “play-off” dhe 14 për qind shanse për t’u eliminuar. Fitorja ndaj Manchester City i ka qartësuar mjaft gjërat për parizienët. Xhiron e fundit ata do të vizitojnë Shtutgartin, një tjetër ekip që po luan fort për kualifikim në “play off”.