Kapiteni i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, sot pritet të zyrtarizojë transferimin e tij te klubi i Superligës turke, Bodrumspor.
Bardhi pas ndarjes nga Trabzonspor, ai mbetet në Turqi, duke pranuar ofertën e Bodrumsporit.
Mesfushori pritet që sot t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Bodrum, pas së cilës do të vijë edhe zyrtarizimi i kontratës me klubin, pasi paraprakisht janë dakorduar të gjitha detajet rreth bashkëpunimit të ndërsjellë.
Bardhi kishte ende disa oferta për të vazhduar karrierën e tij nga ekipe, kryesisht nga Spanja dhe Turqia, por në fund, dhe me insistimin e menaxherit të Bodrumspor, legjendar Volkan Demirel vendosi të vazhdojë karrierën e tij në klubin ku tashmë është shpallur. si një përforcim i madh në betejën për mbijetesë këtë sezon në Superligën turke.
Enis Bardhi, i cili vjen nga shkolla e futbollit Shkupi, ka luajtur më parë për Brondbin danez, Prespa Birlik suedeze dhe Ujpestin hungarez, nga ku në vitin 2017 kaloi te Levante spanjolle.
Te Bodrumspor, ai do të gjej lojtarët e Kombëtares shqiptare, Taulant Seferin dhe Arlind Ajetin.