Ndeshja e parë me Arsimin dhe goli i parë për Maliq Belulin, ndonëse skuadra e tij humbi miqësoren ndaj Besës me rezultat 4-2, në Gostivar, pasditën e së mërkurës.
Ai i shënoi një gol të bukur, diku nga 25 metra, ish-skuadrës së tij, duke zvogëluar rezultatin 2-1.
“Kjo ishte ndeshja ime e parë me Arsimin, ekipin tim të ri. Si ndeshje e parë miqësore nuk ishte keq, mirë ishte.
Gjatë gjithë takimit u ndjeva shumë komod dhe kjo është një shenjë e mirë. Sa për golin them se jam i lumtur, shënova nga distanca”, ka thënë Beluli për Open-TV.
Beluli tregon se është përshtatur mjaftë mirë te Arsimi.
“Po shum shum mirë. Inshallah me Zotin para shkonë kështu si e kam nisur. Golin ia dedikoj familjes, të cilët më kanë mbështetur dhe ju premtoj se nuk do të jetë i vetmi gol i shënuar nga unë për Arsimin”, e ka mbyllur deklaratën Maliq Beluli.
Ai gjatë këtij afati kalimtar të dimrit kaloi nga Besa te Arsimi.