Al-Khelaifi pas ndeshjes PSG – Man City: Çfarë emocione

Futboll

Al-Khelaifi pas ndeshjes PSG – Man City: Çfarë emocione

Më: 23 janar 2025 Në ora: 16:23
Al-Khelaifi

Liga e Kampionëve solli ndeshje spektakolare në mesjavë.

Pas përmbysjes historike të Barcelonës ndaj Benficas, mbrëmë ishim dëshmitarë të një tjetër ndeshje emocionuese.

Paris Saint-Germaini e mposhti Manchester Cityn me rezultat 4:2, ndërsa parisienët e pritën me shumë emocion dhe gëzim këtë fitore.

Për ta përmbysur rezultatin në pjesën e dytë u përkujdesën Dembele, Barcola, Neves e Ramos.

Kjo fitore e madhe dhe unike u arrit në sytë e presidentit të klubit, Nasser al-Khelaifi.

“Desh pësova infarkt”, tha fillimisht kreu i klubit francez pas lojës.

“Sinqerisht mendoj se ishte një prej emocioneve më të mëdha që i kam shijuar që kur jam president i PSG-së. Jam mjaft krenar pas kësaj ndeshjeje të bukur. Nuk është pse kemi fituar, por për mënyrën se si kemi luajtur”, deklaroi fillimisht Al-Khelaifi.

“Ishim duke humbur 0:2 dhe e përmbysëm rezultatin duke fituar 4:2. Është e vështirë kundër Manchester Cityt, një skuadër e madhe, kundër një trajneri të madh dhe lojtarëve të mëdhenj. Do ta thosha këtë edhe nëse do të humbnim”, përfundoi presidenti i PSG-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat