Maguire - lojtarët duhet të marrin përgjegjësinë

Futboll

Maguire - lojtarët duhet të marrin përgjegjësinë

Më: 23 janar 2025 Në ora: 16:52
Harry Maguire

Harry Maguire beson se lojtarët duhet të marrin përgjegjësinë për paraqitjet e tyre të dobëta pasi trajneri Ruben Amorim i quajti ata ndoshta skuadrën më të dobët në historinë e Mançester Junajtid.

Ish-kapiteni i “Djajve” ishte në konferencën për shtyp, së bashku me trajnerin Amorim në “Carrington” përpara ndeshjes së Ligës së Europës kundër Rangersit, ndërsa portugezi pranoi se e kishte tepruar me kritikat pas humbjes të së dielës ndaj Brajtonit.

Por mbrojtësi i Anglisë këmbënguli se lojtarët duhet të marrin pjesën e tyre të fajit për situatën në të cilën ndodhen.

“Nëse do të mund ta shpjegoja, mendoj se do të ndryshonim menjëherë”, tha Maguire..

“Këta lojtarë kanë fituar shumë trofe, por ne nuk po luajmë shumë mirë si skuadër. Ne duhet të ndalojmë së kërkuari justifikime dhe fajësojmë gjërat.

Është shumë e rëndësishme që të përmirësohemi. Ne ishim vërtet të zhgënjyer pas humbjes.

Ishim të sigurt se mund ta mposhtnim Brajtonin, por nuk luajtëm shumë mirë. Ne vetë duhet të marrim përgjegjësi. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi dhe të përmirësohen individualisht”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat