Një lajm surprizë vjen nga Spanja, ku prestigjozja AS raporton se mbrojtësi i Shqipërisë, Enea Mihaj, është drejt transferimit te ekipi që luan në La Liga, Celta Vigo.
Prej ditësh drejtuesit e klubit spanjoll janë në bisedime me drejtuesit Famalicao, klubit portugez ku aktivizohet aktualisht Mihaj.26-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit me klubin portugez, ndaj pritet që të dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët sa më shpejt.
Mihaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te klubi portugez dhe ka bërë perfomanca të mira, gjë që ka rënë në sy të drejtuesve të Celta Vigo-s. Transferimi në La Liga do ishte një hap i madh në karrierën e mbrojtësit kuqezi, i cili para transferimit në kampionatin portugez ka luajtur për Panaitolikos dhe PAOK në Greqi.
Mihaj ka luajtur 19 ndeshje me Shqipërinë, ishte pjesë edhe Euro 2024 por nuk luajti asnjë minutë. Transferimi në një kampionat elitar si La Liga do ishte shtysë për të të zinte vend titullari dhe te kombëtarja jonë.