Tirana vazhdon të afrojë lojtarë pranë ekipit për të shtuar forcat e rimëkëmbjes. Luciano Vera është afrimi më i ri që i shtohet kryeqytetasve.
Vera vjen nga klubi hungarez i ETO Gyor në Shqipëri.
Luciano luan si mbrojtës dhe pas firmës në kontratë ka kryer menjëherë analizat mjekësore.
22 vjeçari luan specifikisht në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe është vënë nën urdhërat e Bledi Shkëmbit.
Futbollisti më i ri i bardhebluve vjen nga një ekip ku prania e shqiptarëve është e shumtë, me Bitrin, Markun dhe të saposhtuarin Beqjan nga Teuta.