Në merkaton e verës që vjen pritet të ndodhë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Deri më sot, rekordi mbahet nga Neymar, braziliani u transferua në verën e vitit 2017 nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.
Mesa duket, rekordi i vendosur nga Neymar do të thyhet po nga një tjetër brazilian.
Mediat spanjolle dhe jo vetëm, raportojnë se klubi i Arabisë Saudite do i ofrojë Real Madridit 350 milionë euro.
Te Real-i do e kenë të vështirë të heqin dorë nga një prej lojtarëve më kryesor, por dhe përballë një oferte të tillë është e vështirë të rezistosh. Ajo që mund të thuhet me siguri është që emri i Vinicius Junior do jetë kryefjala e merkatos verore.