Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Federata e Futbollit vazhdon të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës sportive me projekte që i shërbejnë komuniteteve lokale.
Pas përfundimit të fushës së re sportive në ambientet e fondacionit “Fundjava Ndryshe”, FSHF po finalizon ndërtimin e një mini-kalçetoje me bar sintetik në Famullinë e Shna Prendes në Juban të Shkodrës.
Tapeti tashmë është shtruar dhe punimet ndodhen në fazat përfundimtare, duke krijuar një hapësirë sportive të re për banorët e zonës.
Këto investime tregojnë angazhimin e FSHF-së për të përmirësuar jetën sportive dhe sociale të komuniteteve lokale në mbarë vendin.