Roma prezanton mbrojtësin holandez

Futboll

Roma prezanton mbrojtësin holandez

Më: 23 janar 2025 Në ora: 18:20
Devyne Rensch

Devyne Rensch është lojtari më i ri i Romës. Mbrojtësi holandez u është bashkuar verdhekuqve me transferim përfundimtar nga Ajax-i, siç shpjegohet në komunikatën zyrtare të klubit:

"AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë blerjen përfundimtare të Devyne Rensch nga Ajax-i.

I lindur në vitin 2003, në rolin e mbrojtësit të djathtë, holandezi është rritur si futbollist në akademinë e Ajax-it, për t'u bërë më pas titullar i ekipit të parë, duke grumbulluar mbi 100 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet.

Për më tepër, Rensch ka debutuar tashmë me kombëtaren e madhe të Holandës. Debutimi i tij daton më 7 shtator 2021, në një ndeshje kundër Turqisë.

Me fanellën e Romës, ai do të mbajë numrin 2 dhe do të jetë lojtari i tetë holandez në histori që vesh fanellën verdhekuqe.

Mirë se erdhe në Romë, Devyne!"!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat