Pasi pak më parë zyrtarizuan një afrim, Tirana tashmë ka larguar një largim.
Bëhet fjalë për Hajrulla Tolën që do të lërë Kategorinë Superiore për të milituar në Kategorinë e Parë.
Mesfushori 20-vjeçar është bërë pjesë e skuadrës së Korabit në këtë merkato si i huazuar deri në fund të sezonit. Këtë e ka njoftuar vetë klubi i Peshkopisë përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“Hajrulla Tola zyrtarisht pjesë e KF Korabit!
Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me KF Tirana për huazimin e lojtarit Hajrulla Tola. Mesfushori 20 vjeçar do të jetë pjesë e ekipit deri në fund të sezonit.
I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!”, shkruhet në faqen zyrtare të Korabit.