Ish - klubi reagon për largimin e argjentinasit

Futboll

Ish - klubi reagon për largimin e argjentinasit

Më: 23 janar 2025 Në ora: 19:42
Luciano Vera

Luciano Vera është zyrtarisht pjesë e Tiranës. I riu me origjinë amerikano-latine është prezantuar sot nga klubi shqiptar, ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i ekipit nga u mor, futbollisti tashmë pjesë e Superiores.

ETO Gyor, një klub i tejmbushur nga ngjyrat kuqezi i ka dhënë lamtumirën lojtarin argjentinas.

Mbrojtësi kaloi në Hungari 1 vit e gjysëm, një kohë jo e pakët.

Kështu, skuadra e ish-ave të Superiores i jep dorën për herë të fundit 22 vjeçarit.

I gjithë stafi dhe lojtarët e hungarezëve i kanë uruar sukses në aventurën e re në vendin tonë Veras.

Teksa, Ledjo Beqja ishte i fundit shqiptar që udhëtoi për në Gyor, tashëm me lëvizjen e Lucioanos duket sikur afrimiteti midis ngjyrave kuqezi dhe atyre magiare sa vjen e shtohet në futboll/.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat