Barcelona e ka vazhduar kontratën me Roland Araujo.
Mbrojtësi uruguaian do të jetë pjesë e skuadrës katalanase deri më 30 qershor 2031.
Araujo u bashkua FC Barcelona në verën e vitit 2018, dhe bëri debutimin e tij zyrtar më 6 tetor 2019 në ndeshjen ndaj Sevillas.
25-vjeçari ka grumbulluar 154 paraqitje për ekipin e parë, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime.