Borusia Dortmund është në kërkim të një trajneri të ri, pasi dy ditë më parë Nuri Sahin u shkarkua nga detyra, pas humbjes nga Bologna në Champions League.
Ish-trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag dhe kroati Niko Kovac janë përfolur më së shumti si zëvendësues të Sahin.
Por së fundi, ish-trajneri i Holandës, Louis van Gaal është pyetur për këtë mundësi, i cili ka thënë se ai aktualisht preferon të jetë trajner i një ekipi kombëtar.
A është e imagjinueshme që ju të bëheni trajner i Borussia Dortmundit deri në fund të sezonit?
“Jo, kjo nuk është e imagjinueshme për mua. Unë do të konsideroja vetëm një pozicion si trajner i një ekipi kombëtar.”, ka deklaruar Louis Van Gaal.