Dinamo e Zagrebit ka pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Arsenali, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në “Emirates” të Londrës.
Një humbje e rëndë për dinamovitët në kuadër të xhiros së shtatë të Champions League në futboll.
Vështirë e ka pasur edhe ish – reprezentueesi i Maqedonisë, shqiptari Arijan Ademi.
Ademi është legjend e Dinamos por tifozët e kësaj skuadre kanë humbur durimin me të dhe kërkojnë largimin e tij nga klubi.
“Ristovski dhe Ademi nuk janë më në gjendje të luajnë futboll serioz…
Sa herë që Ristovski prek topin mbyllen 10 shkolla të futbollit…
E falënderojmë për gjithçka deri tani, por ai nuk ka më shpejtësi as për HNL (kampionatin kroat), e lëre më për diçka më serioze. … Ristovski e le të jetë i dobishëm për Раbotniçkin.
“Ristovski, Rog, Ademi dhe ky djalë që e futët në kombëtare pas 2-3 ndeshjeve solide, Kulenoviç, duhet të largohen vetë nga Dinamo. Jepni një rast lojtarëve më të rinj”, - kanë reaguar mes të tjera tifozët dinamovitë, transmeton mes të tjera media kroate "Index".
Dinamo zë vendin e 26-të me 8 pikë në Champions League.