Rio Ferdinand ka kritikuar vendimin e arbitrit kryesor për të mos akorduar golin e Matthijs de Ligt sonte ndaj Rangers ne Europa League, pasi Manchester United pa që goli i tyre në Old Trafford – në përballjen e tyre të fundit në Europa League ne shtepi, te anulohej!
Holandezi kerceu me lart duke mposhtur portierin Jack Butland me topin e dhene nga kendorja nga Amad Diallo. Megjithatë, festimet u ndërprenë kur gjyqtari belg Erik Lambrechts dha një goditje dënimi.
U gjykua se Leny Yoro ka shkaktuar faull ndaj mbrojtësit te Rangers ndërsa ata lëviznin drejt shtyllës së përparme. Propper u duk se ra në tokë pas një përplasjeje me francezin, e cila u konsiderua e mjaftueshme për të anuluar golin e holandezit.
VAR kontrolloi pasazhin dhe mendoi se nuk kishte asnjë gabim të qartë dhe të dukshëm nga vendimi fillestar.
Ish-mbrojtësi i United, i cili ishte në komente për TNT Sports, mbeti i tronditur nga ajo thirrje dhe kritikoi mbrojtësin 31-vjeçar për rënien “si një paketë letrash”.