Megzon Visoka bëhet trajner i skuadrës nga Liga e Parë

Futboll

Megzon Visoka bëhet trajner i skuadrës nga Liga e Parë

Më: 23 janar 2025 Në ora: 23:31
Megzon Visoka

Megzon Visoka është emëruar trajner i skuadrës nga Liga e Parë, FC Besa Peja.

Lajmin e ka bërë të ditur FC Besa përmes një njoftimi në Facebook.

”Pas përvojave të suksesshme si trajner i dëshmuar në klube si Vllaznimi, Drenica, Flamurtari dhe Ferizaji, tash është koha që ai t’i bashkohet klubit tonë.

Në një qytet ku tradita dhe ngjyrat e verdhë e zi janë pjesë e identitetit, FC Besa Peja mirëpret Megzon Visokën si pjesë të familjes sonë.

Me vizionin e tij të qartë dhe përkushtimin ndaj futbollit, ne besojmë se do të sjellë energji të reja në këtë qytet që jeton dhe frymon për futbollin", - thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Megzon Visoka në fillim të sezonit mori drejtimin e KF Drenicës, ku u largua në muajin tetor.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat