Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është futur në formacionin më të mirë të javës në UEFA Europa League pasi shënoi dy gola me Besiktasin.
Lojtari kosovar është futur në mesin e më të mirëve në Europa League në webfaqen e njohur “Sofascore”.
Ai është vlerësuar me notën e lartë 8.8.
Rashica ishte protagonist i dy golave në minutat 17’ dhe 60’ derisa Besiktasi mposhti Athletic Bilbaon me rezultat të thellë 4-1.