Gjermania befason me vendimin për Julian Nagelsmannin

Futboll

Gjermania befason me vendimin për Julian Nagelsmannin

Më: 24 janar 2025 Në ora: 13:06
Julian Nagelsmann

Duhen më pak se 2 muaj nga starti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Stafet ekipeve kombëtare po punojnë intensivisht për këtë turne, ndërsa ‘kryqëzojnë” gishtat dhe shpresojnë që lojtarët ë kanë në planet e tyre të mos pësojnë dëmtime.

Por përveç këti aspekti, Gjermani ka punuar edhe për të ardhmen e trajnerit. Julian Nagelsmann do të vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares edhe për disa vite të tjera.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe kanë zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2028.

Kështu ish-timonieri i Bayern Munich do të jetë në krye të Gjermanisë deri në kualifikueset e Euro 2028, me drejtuesit e Fedetatës që i besojnë një projekt afatgjatë, ndërsa shpresojnë që Gjermania të rikthehet në krye të Europës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat