Është ndarë nga njërit prej kontribuesve të mëdhenj të futbollit të Kosovës dhe ish-gjyqtari i njohur, Enver Qosa.
Qosa ishte një figurë rëndësishme e futbollit të Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të vështira të okupimit (1990-1999), por edhe pas luftës, si gjyqtar e më pas edhe si vëzhgues i gjyqtarëve.
Ai i përkiste gjeneratës së Republikës, një periudhë kur sportistët dhe punëtorët sportivë, me guxim të jashtëzakonshëm, i dolën zot mëvetësimit të sportit dhe shtetndërtimit përballë okupuesit serb.
Me ndarjen nga jeta të Enver Qosës, telegram ngushëllimi dërgoi edhe Federata e Futbollit e Kosovës.