Bardhi bëhet me ekip të ri

Futboll

Bardhi bëhet me ekip të ri

Më: 24 janar 2025 Në ora: 15:28
Enis Bardhi

Ekipi turk, Sipay Bodrum FK, ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato.

Skuadra me ngjyrat jeshile dhe të bardhë ka siguruar shërbimet e mesfushorit 29-vjeçar Enis Bardhi, i cili së fundmi luajti për Trabzonspor, deri në fund të sezonit.

Gjatë periudhës së merkatos dimërore, Sipay Bodrum FK, pas transferimit të Okita-s, realizoi një tjetër lëvizje të suksesshme.

Në këtë kuadër, ekipi jeshil dhe i bardhë arriti marrëveshje me mesfushorin Enis Bardhi, i cili veshi fanellën e Trabzonspor gjatë viteve 2022-2025.

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi do të mbajë fanellën me numrin 10 te Bodrum.

Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Bardhi, ka zhvilluar 97 ndeshje me Trabzonspor, ku ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar në 7 të tjerë. Në total, ai ka luajtur 73 ndeshje në Süper Ligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat