Goditja e radhës e Manchester United në merkaton e dimrit pritet të jetë nga Lecce e Ramadanit dhe Berishës.
Bëhet fjalë për Patrick Dorgu që është objektivi i “djajve të kuq” në merkato.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Manchester Unitedi ka dërguar ofertën e parë në klubin italian rreth 30 milionë euro për të përfituar shërbimet e mbrojtësit anësor.
Oferta e parë e britanikëve prej 27 milionë euro është refuzuar, tashmë pritet vendimi i Lecces për ofertën e radhës. Dorgu ka pasur një rritje mjaft të madhe këtë sezon, duke kryer 20 paraqitje në Serie A, 3 gola dhe një asist.