Antony do të jetë lojtari më i ri i Real Betis, me brazilianin që do të udhëtojë drejt Sevillas mbrëmjen e sotme. 24-vjeçari do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore dhe me pas do të vijë firma.
Lojtari mbyll kështu aventurën e tij me Mancester United dhe do të nisë një aventurë të re në një tjetër kampionat.
Te skuadra spanjolle pritet të shndërrohet në një lojtar kyç, ku të marrë minutat e dëshiruara.
Në këtë sezon me skuadrën angleze ka luajtur në 15 ndeshje, ku ka mundur të shënojë vetëm 1 gola në EFL Cup. Në total ka luajtur 407 minuta.