Pierluixhi Gollini i është bashkuar Romës në një transferim të përhershëm nga Atalanta. Klubi kryeqytetas ka vendosur të përforcohet në portë, duke nënshkruar me portierin e njohur Gollini.
“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Pierluigi Gollini nga Atalanta në një marrëveshje të përhershme.
29-vjeçari ka bërë gjithsej 139 paraqitje në Serie A, duke veshur ngjyrat e Hellas Verona, Atalanta, Fiorentina, Napoli dhe Genoa. Pierluixhi do të veshë fanellën nr.95 te Roma”, thuhet në deklaratën e Romës.
Gollini e kaloi pjesën e parë të sezonit si i huazuar te Xhenoa, por Nikola Leali u bë titullari i rregullt mes shtyllave në Marassi, duke e shtyrë ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit të largohej nga klubi.
Italiani do të jetë portieri i dytë në kryeqytet, duke zëvendësuar australianin Metju Rajan, i cili iu bashkua skuadrës franceze Lens në një transferim të përhershëm në fillim të kësaj jave.