Ish - futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Vlatko Stojanovski është anëtar i ri i skuadrës së Besa Dobërdollit.
Sulmuesi merret vesh me skuadrën ambicioze të ligës së parë që të veshë fanellën e tij në pjesën pranverore dhe nëse gjithçka shkon mirë, edhe në atë të radhës.
Stojanovski u largua nga Rabotniçki gjatë këtij dimri dhe aktualisht po rikthehet nga një lëndim i rëndë.
Ai, dikur konsiderohej si një nga lojtarët më premtues, kur u transferua nga skuadra e Renovës në Francë pra në Nimes.
Mirëpo, karriera e tij nuk u zhvillua ashtu siç ishte pritur.