Trajneri i Evertonit flet sërish për rikthimin para kohe të Armando Brojës

Futboll

Trajneri i Evertonit flet sërish për rikthimin para kohe të Armando Brojës

Më: 24 janar 2025 Në ora: 17:22
Armando Broja

Fati e ka braktisur Armando Brojën sërish në momentin e tij më të mirë. Shqiptari po kalonte një moment fantastik te Everton, kishte rigjetur veten, por dëmtimi i pësuar kundër Peterbourg në një ndeshje që supozohej se do të ishte ajo ku duhej të shënonte dhe të rifitonte vetbesimin e plot, rezultoi fatal.

Ndërkohë trajneri i Everton, Moyes, ka dalë së fundmi në një konferencë për shtyp ku ka folur sërish për situatën e Brojës dhe mundësinë e rikthimit para kohe te Chelsea, pasi shqiptari do të mungojë për 8 javë.

“Për momentin nuk e kemi marrë ende një vendim të prerë.

Nga bisedat që kemi pasur me zyrtarët e Chelsea, një mundësi është edhe rikthimi. Në këtë moment nuk është konfirmuar ende asgjë”, tha Moyes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat