Vllaznia, ekipi me më shumë fitore, mesatarja e golave 2.31 për ndeshje

Futboll

Vllaznia, ekipi me më shumë fitore, mesatarja e golave 2.31 për ndeshje

Më: 24 janar 2025 Në ora: 17:24
Balaj

Në kampionatin “Abissnet Superiore” deri tani janë zhvilluar 105 ndeshje në 21 javë.

Në krye të renditjes qëndrojnë Partizani, Dinamo City dhe Vllaznia, të tria me nga 37 pikë, megjithatë Vllaznia kryeson për numrin më të madh të fitoreve, plot 11.

Pas Vllaznisë, ekipet që kanë arritur më tepër fitore janë Dinamo City dhe Egnatia me nga 10 secila, ndërsa Partizani ka regjistruar 9 fitore.

Skuadra me më tepër barazime është Tirana. Bardheblutë që ndodhen në vendin e 9-të, numërojnë 12 barazime në 21 javë.

Pas Tiranës vijnë Partizani dhe AF Elbasani me nga 10 barazime.

Skuadra me më tepër humbje është Skënderbeu, që renditet në vendin e fundit. Korçarët kanë pësuar 11 disfata, ndërsa pas tyre vijnë Laçi dhe Bylis me nga 9 humbje secila.

Në total pas 21 javëve të “Abissnet Superiore”, janë shënuar 243 gola, me një mesatare prej 2.31 golash për ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat