Simone Inzaghi është i kënaqur

Futboll

Simone Inzaghi është i kënaqur

Më: 24 janar 2025 Në ora: 17:48
Simone Inzaghi

Simone Inzaghi është i kënaqur me paraqitjen e Kristjan Asllanit tek Interi. 

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ishte në fushë për 72 minuta në përballjen kundër Sparta Pragës, të fituar nga zikaltrit. Tekniku analizoi ecurinë e 22-vjeçarit, i cili është në qendër të vëmendjes nga tifozët e mediat.

“Ai po krijon një personalitet të madh, nuk është e lehtë për askënd të zëvendësojë Calhanoglu.

Ai po e bën mirë, me vazhdimësi të paraqitjeve. Nuk kisha dyshime, ai ka besimin e të gjithëve ne. Ne jemi të lumtur që e kemi!”, tha Simone Inzaghi.

Në këtë sezon, në Ligën e Kampioneve, mesfushori i Shqipërisë është aktivizuar në 4 takime me në total 134 minuta. Ndërsa në Serie A, Asllani ka luajtur në total 511 minuta në 12 takime në këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat