Guardiola i cilëson si finale dy ndeshjet e ardhshme të Man Cityt

Futboll

Guardiola i cilëson si finale dy ndeshjet e ardhshme të Man Cityt

Më: 24 janar 2025 Në ora: 18:10
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka krahasuar me finale ndeshjet kundër Chelseat në Ligën Premier dhe Club Brugge në Ligën e Kampionëve.

City i Guardiolës ka hasur në shumë vështirësi këtë sezon, duke u renditur vetëm në pozitën e pestë në Ligën Premier dhe në pozitën e 25-të në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjet e ardhshme të Cityt janë ndaj Chelseat në kampionat dhe Club Brugge në Evropë, ndeshje të cilat Guardiola i ka cilësuar si finale.

“Edhe përkundër problemeve të mëdha që kemi, Chelsea është pranë nesh në renditje”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Java e ardhshme është jashtëzakonisht e rëndësishme për Cityn. Dy ndeshjet e ardhshme janë finale për ne”.

“Tifozët tanë do të na mbështesin për ta kaluar këtë moment”, përfundoi trajneri i Cityt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat