Oltijon Kërnaja nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik të ekipit të Laçit. Në rolin e ndihmësit të Francisco Morieros,
Kërnaja e mbyll këtu aventurën e tij me kurbinasit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri që para disa javësh mori licencën UEFA PRO. Ai falenderon presidentin e klubit të Laçit, teksa në fund të shkrimit lë vend edhe për një takim të dytë.
"Faleminderit KF Laçi. Erdha, pashë, mësova, fitova! Faleminderit President z.Laskaj dhe drejtor z.Haxhiu për besim në këto muaj. Mirutakofshim, para Laçi", njofton trajneri.