Ish-legjenda e Barcelonës, braziliani Rivaldo, i ka sugjeruar klubit katalanas të nënshkruajnë sa më shpejt me Marcus Rashford. Drejtuesit e Barcelonës janë ende në bisedime me “Djajtë e Kuq” për transferimin e Rashford, por negociatat mes palëve duket se janë ende larg finalizimit me sukses.
Ndryshe nga një pjesë e madhe, Rivaldo është i bindur që Rashford do të kishte sukses te Barcelona dhe do ketë mundësinë të tregojë gjithë vlerat e tij duke parë kalendarin e ngjeshur që ka përpara klubi katalanas.
“Rashford është një lojtar i madh do të kishte vendin e tij në këtë ekip. Barcelona ka një program me shumë ndeshje përpara dhe kjo do ta ndihmonte atë për të treguar potencialin që ka.
Ardhja e Rashford do ishte vetëm pozitive dhe do e ndihmonte shumë trajnerin Hansi Flick për të ndërtuar një ekip më të mirë duke i dhënë më shumë mundësi zgjedhjeje”, tha Rivaldo në një intervistë për AS.