Milani ka arritur tashmë një marrëveshje me Santiago Gimenez.
Kuqezinjtë vazhdojnë të punojnë për të transferuar në Milano sulmuesin meksikan.
Tani do të duhet të arrihet një marrëveshje me Feyenoord, por holandezët nuk duan ta shesin sulmuesin e tyre në këtë sesion dimëror të merkatos.
23-vjeçari ka luajtur 18 ndeshje për klubin holandez këtë sezon, duke shënuar 15 gola dhe 3 asistime në kampionat dhe kupa.
Te Feyenoord që nga sezoni 2022/23, Gimenez ka luajtur 104 ndeshje me 64 gola dhe 14 asistime.